Në rrjetin social “Telegram” është formuar një grup dhe aty ka nisur të denigrohet figura e gruas dhe vajzës. Po shpërndahen materiale diskredituese, fotografi eksplicite, të dhëna personale, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale e shumë të tjera. Madje, iu është vendosur edhe çmimi për shërbime seksuale. Përveç këtyre, promovohet edhe pedofilia.
“Albkings”, është emri i këtij grupi, i cili është aktiv që nga janari i 2023-tës. Numëron afro 84 mijë anëtarë. Mesazhet brenda një 24 orëshi janë të shumta, qindra-mijëra. Pjesëmarrësit e këtij grupi edhe shtantazhojnë.
Asnjëri prej tyre nuk është me emrin e vërtetë, shumica përdorin pseudonime. Mënyra se si funksionon grupi është tejet e ulët.
Fillimisht publikohet një fotografi e një gruaje apo vajze, të tjerët me radhë pastaj shkruajnë komente prej më të ndryshmeve. Pas fotos, iu publikohen të dhënat si emri e mbiemri, numri kontaktues, llogaria në Facebook apo Instagram, tutje edhe i vendosin çmimin “200-500 euro për një natë”, ndërkohë një tjetër shkruan “kjo është ku*** ta jep pa pare”, “m’doket so e Kosovës hiç” – e të tilla komente, me qëllimin e vetëm denigrimin/prishjen e reputacionit të këtyre grave/vajzave.
Përveç fotografive, publikohen edhe video, ku shihen duke kryer akte seksuale, teksa tutje vazhdojnë komentet linçuese, bullizuese e degraduese.
Në një rast është parë një video tejet e rëndë, një grua më në moshë teksa shihet duke kryer akte seksuale me një fëmijë.
Deri më tani askush nuk është përgjigjur penalisht për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe shfrytëzimin e femrave në këtë platformë, raporton Insajderi.
Policia e Kosovës nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.
Rastet e tilla, të shantazhit, të kërcënimit me publikim të fotografive intime shpesh kanë ditur të përfundojnë me fatalitet. I tillë është rasti i fundit që ndodhi, në fillim të vitit në Shqipëri përkatësisht në Durrës, një grua vrau veten si pasojë e bullizmit
41 vjeçarja kreu vetëvrasje si pasojë e hapjes së një profili denigrues në TikTok, ajo ishte nënë e katër fëmijëve. Viktima përdori një helm të rrezikshëm për t’i dhënë fund jetës, fotoksinë.
E ndjera, sipas raportimeve ka qenë nën trysninë e opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve, pasi fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime.