Vranësirat mbesin më dominante ditën e mërkurë, po se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.
Më vonë gjatë mbrëmjes vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 0C, derisa gjatë ditës shënojnë rritje deri në 8C, e 12C në pjesë të Dukagjinit, njofton Prishtina Weather.
Depërtimet e rrymave më të ngrohta ajrore përgjatë rajonit, ditën e enjtë rrisin temperaturat maksimale edhe deri në 14C. Do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, vende-vende edhe riga lokale shiu. Butë mbetet edhe të premtën, me maksimale deri në 11C e 13C.
Kalimi i një sistemi frontal orëve të mbrëmjes sjell të reshura shiu, që shpejt shndërrohen në dëborë, përgjatë ditës së shtunë, me rënie të temperaturës deri në 0C.
Fronti i ftohtë që depërtoj sot mbi vend, i shoqëruar me erëra të fuqishme veriore, ka ndihmuar në shpërndarjen e ndotësve ajror. Indeksi i cilësisë së ajrit në shumicën e stacioneve ishte në vlera të pranueshme, e në një pjesë edhe të mira. Me qetësimin e erës gjatë mbrëmjes, ndotësit ajror mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes, që edhe do të shyjë indeksin të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta, shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta.