×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Në vitin 2023, Kosova eksportoi më së shumti dyshekë, mbi 98 milionë euro – importoi naftë në vlerë mbi 588 milionë euro

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 12:40

    Eksporti për vitin 2023 në Kosovë ka qenë 819.6 milionë euro, derisa importi 5.77 miliardë euro. Por, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vendi ynë ka eksportuar më së shumti dyshekë, në vlerë afër 100 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në vend të dytë radhitet plastika me 6.6%, apo mbi 53 milionë euro, ndërsa vendin e tretë zënë tubat prej çeliku ose hekuri me 4.7%, ose mbi 38 milionë euro.

    Sa i përket importit, nafta radhitet e para me 10.2%, apo mbi 588 milionë euro.

    Veturat dhe mjetet motorike, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, zënë vendin e dytë me 7.9%, apo mbi 454 milionë euro.

    Në vend të tretë janë tubat prej hekuri apo çeliku me 2.5%, ose mbi 146 milionë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!