×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Suspendohet nga puna me 50% të pagës kirurgu i cili sulmoi kolegun e tij në Spitalin e Gjilanit

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 13:19

    Komisioni Disiplinor në Spitalin e Gjilanit sot ka marrë vendim që kirurgun L.Mustafa ta suspendojë nga puna për 3 muaj, pasi i njëjti dyshohet se sulmoi fizikisht njërin nga kolegët e tij në këtë institucion.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, drejtori i këtij spitali, Arsim Emini.

    Ai poashtu ka bërë të ditur se kirurgu në fjalë do të marrë 50% të pagës gjatë këtyre muajve, derisa rasti të shqyrtohet.

    “Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, tha Emini për Reporteri.net.

    Rastin e përleshjes sot e konfirmuar për Reporteri.net edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjisë është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

    Zëdhënësi Hashani ka thënë se i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan./Reporteri.net/

    Plas grushti mes dy kirurgëve në Spitalin e Gjilanit, arrestohet njëri nga ta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!