Komuna e Rahovecit, ka lënë mbrapa të gjitha komunat sa i përket subvencionit më lindjeve në këtë komunë.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin ku për çdo lindje në maternitetin e QKMF-së në Rahovec, do të mbështet me nga 500 euro.
Ky i fundit në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se ka raste nga Malisheva që vijnë për të lindur në këtë klinikë, ku dhe marrin 500 euro për lindjen e bebes.
Mes tjerash ai nënvizoi se kanë dy gjinekolog të përgatitur e me përvojë.
“Kemi raste që vijnë dhe gra nga Malisheva për të realizuar lindjen në Rahovec, ato i mbështesim. Ata që janë të shqetësuar t’i aderojnë këto probleme, por tek qendra jonë shëndetësore kemi dy specialistë të jashtëzakonshëm të cilët janë në dispozicion, bashkë me mami. Dikur kishte mungesë të gjinekologëve, por tani kemi dy dhe me përvojë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.