Një pjesë e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në Arbëri, ka rënë si pasojë e erërave të forta.
Në pamjet e siguruara nga gazeta online Reporteri.net shihen pasojat e rënies së kulmit, nga çka siç mëson Reporteri.net ka mbetur një person i lënduar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.