×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Sanduloviqit vendos lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 15:40

    Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz.

    Stojkoviq, i cili është avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, u keqtrajtua nga shërbimi sekret serb për shkak se vendosi lule te varri i Blerinës dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë, erdhi në Prekaz për ta bërë të njëjtin veprim në shenjë revolte për atë që i ndodhi politikanit serb.

    Te varri i Blerina Jasharit, avokati serb ka lënë edhe një mesazh.

    “Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, thuhet në mesazh.

    Ai tha se nesër do të kthehet në Beograd dhe nuk frikësohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!