×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon në Parlamentin Evropian: Zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara e të vjedhura

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 21:19
    Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se në përvojën e saj 20-vjeçare si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve, kurrë nuk ka parë diçka si në zgjedhjet e fundit në Serbi.

    Cramon tha se zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara dhe “janë të vjedhura”.

    “Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të riregjistroheshin apo do t’u bëheshin presion për të votuar për SNS-në”.

    “Të dashur qytetarë të Serbisë, Parlamenti Evropian qëndron me ju. Së pari, ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996”, tha Cramon në një fjalim të saj në Parlamentin Evropian.

    Tutje, ajo tha se është në interesin e të gjithëve që të shihet një Serbi demokratike dhe evropiane, e cila do ta udhëheqite të gjithë rajonin drejt Bashkimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!