Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga Ramush Haradianj dhe Nisma Socialdemokrate që udhëhiqet nga Fatmir Limaj kanë lidhur koalicion parazgjedhor më 17 janar. Ndërkohë sot kanë pasur një takim me struktura.
Nga ty, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pushteti i Albin Kurtit “është në luftë me këdo që nuk mendon si ai”.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “shteti sot e ka harruar njeriun e Kosovës”.
Ai shton se qytetarët po përballen me “fukarallëkun, papunësinë si dhe me emigrimin”.
”Kosova sot është vendi më i varfër në Evropë dhe Qeveria në vend që të merret më njeriun e vet, ka vendosur ta pasurojë veten. Me pagat më të ulta, me çmime jashtë çdo kontrolli, me pensione qesharake, me çmime të papërballueshme të energjisë e të bukës. Ku qeveria, paratë e taksapaguesve i ruan në bunkerin e vet financiar, e nuk I investon në mirëqenien e popullit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.