×
  • Lajme
  • Lajme

    23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës pritet t’i nënshtrohet një operacioni

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 22:34

    23 vjeçarja e cila është lënduar sot si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, do t’i nënshtrohet një operacioni.

    Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

    Fazliu tha se kjo po ndodhë pasi kontrollimit të CT-së së dytë.

    Ajo do të operohet nga neurokirurgët e QKUK-së në sallën emergjente.

    “Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, tha Fazliu.

    Reporteri.net pak më parë raportoi se e lënduara është motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!