×
  • Lajme
  • Lajme / Ligji për të huajt

    Votohet Ligji, Gjermania lehtëson marrjen e pasaportës me dyshtetësi

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 14:11

    Deputetët gjermanë kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.

    Bundestagu të premten votoi për lehtësime në marrjen e shtetësisë.

    Qeveria gjermane ka thënë se ligji do ta ndihmojë Gjermaninë të tërheq punëtorë të aftë dhe të plotësojë shkurtesat e punëtorëve që ka.

    382 vota ishin për, 234 kundër dhe 23 abstenime.

    Si ndryshojnë rregullat?

    Me ligjin e ri, të huajt do të mund të aplikojnë për pasaportë gjermane pas pesë në vend të tetë vjetëve në Gjermani. Në rastet kur aplikuesit janë “të integruar jashtëzakonisht mirë” marrja e shtetësisë do të jetë e mundshme pas tri vjetësh.

    Dyshtetësia zakonisht lejohej vetëm për shtetasit e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian ose Zvicrës, por për migrantët e tjerë lejohej në disa raste të jashtëzakonshme.

    Lehtësimi bën të mundur marrjen e drejtpërdrejt të dyshtetësisë pavarësisht se nga vjen aplikuesi.

    Kjo lejon mijëra turq, përfshirë ata të gjeneratës së tretë prindërit e gjyshërit e të cilëve shkuan në vitet 1950, të bëhen shtetas dhe votues.

    Sot pritet vendimi i madh i Gjermanisë për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!