×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Malishevë, gjendet i vdekur një person në trotuar – policia nis hetimet

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 17:08

    Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

    Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

    “Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.

    Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!