×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, Vuçiq e liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor takohen javën tjetër në Shkup, del agjenda

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 17:38

    Liderët e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE-së dhe organizatave rajonale do të mblidhen në fillim të javës së ardhshme në Shkup, temë diskutimi do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

    Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Srgjan Amixhiq, kanë kumtuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

    Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Gert Jan Koppmann dhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

    Në takimin për Planin për Rritje në Ballkanin perëndimor në Shkup marrin pjesë organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Forumi i Investimeve i Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare./Reporteri.net/ 

    Kurti jep detaje për të gjitha aktivitetet në Davos të Zvicrës, përmend secilin takim se çka ka diskutuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!