Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas postimit të këtij të fundit në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi.
Gjoshi ka shkruar se ai po i sulmon mediat me qëllim të frikësimit të tyre.
“Janë mësuar këta të padijshëm që s’dijnë të bëjnë asnjë punë në të mirë të qytetarëve, që të manipulojnë me të dhëna e të shpifin për çdokënd që mendon ndryshe e prezanton gjendjen e vërtetë në terren.” – ka shkruar ai.
Ai u ka bërë thirrje ministrit e kryeministrit të shkojnë në aeroport e “mos të gënjejnë me statistika”.
“Përballuni me realitetin dhe ofroni zgjidhje të problemeve.” – ka shkruar Gjoshi në fund.
Postimi i plotë:
Manipuluesi Xhelal Sveçla, që u bë Ministër i Brendshëm në Qeverinë që drejtohet nga kryemanipuluesi, Albin Kurti, të cilët së bashku sulmonin Policinë e Institucionet me koktej molotovi, po sulmojnë mediat me etiketa të ndryshme me qëllim të frikësimit të tyre.
Janë mësuar këta të padijshëm që s’dijnë të bëjnë asnjë punë në të mirë të qytetarëve, që të manipulojnë me të dhëna e të shpifin për çdokënd që mendon ndryshe e prezanton gjendjen e vërtetë në terren.
Sot kur qytetarët e Kosovës po përballen me jetën e shtrenjtë që solli Qeveria e Vetëvedosjes, veç Albin Kurtin mund ta dëgjoni duke thënë se vendet tjera as në ëndërr nuk i shohin rezultatet e Qeverisë së tij.
Kryeministër dhe Ministër, shkoni në aeroport e mos gënjeni me statistika dhe mësojeni të vërtetën se çfarë po ndodhë me demografinë e shtetit tonë.
Kryeministër dhe Ministër, shkoni në aeroport dhe jepni fund ëndrrave dhe gënjeshtrave.
Përballuni me realitetin dhe ofroni zgjidhje të problemeve.
Ministri Sveçla: Raportimet për “ikejt masive” janë dezinformatë