×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 21:56

    Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të rinj Gangwon 2024.

    Flamuri i shtetit është bartur nga sportistët Lirika Deva dhe Klos Vokshi.

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka dhënë detaje nga ceremonia.

    “Ekipi ynë parakaloi në ceremoninë hapëse të LOD për të rinj Gangwon 2024.

    Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024, të cilat do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

    Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.

    Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka”, ka shkruar KOK./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!