×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani dhe Prishtina synojnë sot trofeun e Superkupës

    Reporteri
    20 Janar 2024 | 8:54
    photo by: @Shpend Ahmeti

    Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në Turqi për trofeun e Superkupës së Kosovës.

    Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00 me kohën lokale të Kosovës, dhe 13:00 me të Turqisë.

    Portokallezinjtë në finale do të luajnë për shkak se u shpallën kampion në sezonin e shkuar, teksa bardhekaltrit si fitues të Kupës së Kosovës.

    Klubi nga kryeqyteti sot do të synojë trofeun e 30-të në histori të klubit. Nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991, FC Prishtina ka fituar 29 trofe: 11 tituj kampioni, 8 Kupa të Republikës dhe 10 Superkupa.

    Dy skuadrat, nga viti 1999, janë ndeshur në 29 përballje. Prishtina ka fituar 11 ndeshje, 8 baras dhe Ballkani 10 fitore me golldallim pozitiv për prishtinasit +11, 40:29.

    Prishtina, kundrejt dy herë rresht kampionëve aktual, Ballkanit, nuk ka pësuar humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke u ndarë pesë herë baras dhe një fitore në çerekfinalen e edicionit të kaluar të Kupës me golat e Ukës dhe Hamitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!