×
  • Lajme
  • Lajme

    Keni kujdes: Këshilla për ata që sot dalin në bjeshkët e Kosovës për të ecur dhe skijuar

    Reporteri
    20 Janar 2024 | 11:19

    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka dalë më një apel për qytetarët që duan të skijojnë këtë fundjavë apo ata që duan të ngjiten bjeshkëve, duke u bërë thirrje për kujdes shkaku i paralajmërive për reshje të dendura bore të përcjellura edhe me erëra të fuqishme.

    Në njoftim u bëhet thirrje që pas reshjeve të borës të presin për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Aty janë lënë edhe numrat e kontaktit për çdo urgjencë: 112 apo +383 49 84 02 28.

    Në fund, bëhet thirrje që gjatë aktiviteteve të ski-bjeshkatarisë të posedojnë pajisjet obligative për siguri.

    “Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të rreshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore. Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjellura me erëra të fuqishme veriore.

    Andaj të keni kujdes gjatë skijimit ( jasht shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara . Pas rreshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar ! Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë ! Kujdes gjatë skijimit në pyje , gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!