×
  • Lajme
  • Lajme / Zyra Ndërlidhëse

    MPJD për Reporteri.net: Vuçiq s’ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 11:08

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.

    Këshilltari për media në MPJD, Leutrim Sahiti për Reporteri.net, tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.

    “Deklarojmë që deri më tani MPJD, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq” ka thënë Sahiti.

    Ditë më parë, Vuçiq, duke komentuar ndalesën që ia bënë ministrit Xhelal Sveçla, në Luginë të Preshevës, tha se ka kërkuar që të vijë në Kosovë për t’iu “drejtuar popullit”.

    Hera e fundit kur Vuçiq vizitoi Kosovën ishte në vitin 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!