Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva që vdiq dje në QKUK si pasojë e plagëve të rënda që mori ditë më parë, do të varroset sot në orën 15:00.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet te varrezat e qytetit në Podujevë.
Policia njoftoi sot se trupi i pajetë i të riut u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
18 vjeçari ishte rrahur brutalisht me shkop nga disa persona më 15 janar.
Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Ata fillimisht dyshoheshin për “vrasje në tentavitë”, ndërkaq tash ngarkohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy të dyshuarit janë të mitur.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë“./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.