×
  • Lajme
  • Lajme / 18-vjetori i vdekjes

    Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 12:49

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

    Krasniqi në një postim në Facebook, ka shkruar se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.

    “Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimi i plotë:

    Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.

    Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.

    Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!