Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, ka thënë se “palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe shtetësisë”.
Reagimi i Sejourne, vjen pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin bisedoi për formimin e një shteti palestinez.
Netanyahu këtë mendim të parit të Amerikës e refuzoi ashpër, duke kundërshtuar formimin e një shtetit të tillë.
Les Palestiniens ont le droit à la souveraineté et à un État. La France restera fidèle à son engagement pour atteindre ce but.
— Stéphane Séjourné (@steph_sejourne) January 20, 2024
Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i tha BBC News se ai beson se nuk ka zgjidhje tjetër për luftën e Izraelit në Gaza përveç një zgjidhje eventuale me dy shteteve.
“Palestinezët meritojnë një shtet sovran, Izraeli meriton të ketë aftësinë e plotë për të mbrojtur veten, sigurinë e tij. Nëse nuk ndiqni një zgjidhje me dy shtete, unë me të vërtetë nuk shoh se ka një zgjidhje tjetër”, ka thënë Shapps për BBC.
“Tani, do të keni shumë pikëpamje të ndryshme brenda qeverisë izraelite. Pra, ne dallojmë shumë pikëpamjet e individëve dhe mbështetjen tonë të përgjithshme për Izraelin si vend”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.