×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapen për qarkullim dy rrugë në lagjen pranë objektit të Komunës së re

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 16:33

    Janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar të dielën se janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të komunës dhe rreth saj.

    Siç bëhet e ditur, po intervenohet në kulmin e objektit, rënia e të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda një qytetareje të enjten.

    “Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!