×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet e rënda të momentit kur 18-vjeçari goditet me veturë dhe rrihet për vdekje nga sulmuesit

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 17:57

    Lulzim F., 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

    Viktima u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

    Policia po heton rastin si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

    Portali “Indeksonline” ka publikuar pamjet e këtij krimi. Ato janë pamje të rënda dhe shqetësuese, ndaj gazeta online Reporteri.net nuk do t’i rishpërndajë.

    Aty shihet momenti kur makina goditi 18 vjeçarin dhe më pas dy personat e dhunuan për vdekje me shufra metalike.

    Të dyshuarit janë të moshës 16 dhe 17-vjeçare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!