×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari në Mitrovicë të Veriut shpërfill policinë, shkel urdhrin mbrojtës dhe rrah një grua

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 10:45

    Gjatë mbrëmjes së djeshme është sulmuar nga një person, një femër në shtëpinë e saj.

    Edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, viktima është sulmuar nga i dyshuari, mashkull, ku i janë shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtime mjekësore, shkruan lajmi.net.

    Sipas raportit policor, i dyshuari gjendet në arrati.

    Rasti është nën hetime.

    Në njoftimin e policisë thuhet:

    DHUNË NË FAMILJE /SHKELJE E URDHRIT MBROJTËS- Mitrovicë Veri / 21.01.2024 – 20:00. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se përkundër se kishte urdhër mbrojtës nga gjykata në shtëpinë e saj ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe kishte sulmuar fizikisht viktimen femer kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedure hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!