×
  • Lajme
  • Lajme / Nuk ka të arrestuar

    Krimet Ekonomike bastisin një depo në Zveçan, dyshohet për kontrabandë me mallra

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 12:06

    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë bastisur një depo në Zveçan.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

    Ai ka thënë se bastisja ka përfunduar dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

    “Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, ka thënë Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!