×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Rama: Kërkoj ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës, gjendja e të lënduarës është stabile

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 12:45
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalur sot në konferencë pesë ditë pas rrëzimit të kulmit të komunës së Prishtinës.

    Rama ka kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës.

    “Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesë. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

    Në konferencë, i pari i kryeqytetit ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarës është jashtë rrezikut për jetë.

    “Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj. Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë” ka thënë Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!