×
  • Lajme
  • Lajme / Vendos presidentja

    Osmani: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 12:59

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell Reporteri.net. 

    Përmes një adresimi për media Osmani ka bërë të ditur se afati është shtyrë deri me 15 maj të vitit të ardhshëm.

    Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për njohjen e statusit, duke thënë se e vërteta duhet të dëgjohet.

    Osmani shtoi se “do t’ju qëndrojmë afër viktimave dhe do t[ bëjmë të pamundurën në ndjekjen e drejtësisë”.

    Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

    Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

    Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

    Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

    Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!