Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që pjesëtarët e Policisë Kosovës të lirohen nga pagesa për shërbimet që ofrohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net thuhet se për këtë vendim do të kujdeset i pari i kryeqytetit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera vartëse të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Vendimi në fjalë hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e si dhe 7 ditë pas publikimit në faqen zyrtare të Komunës.
Theksojmë se nga këto shërbime kanë qenë të liruar vetëm veteranët e UÇK-së./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.