×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merret vendimi për Mihal Kokëdhimën që terrorizoi turistët spanjollë

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 12:48

    Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, i arrestuar pas një incidenti në lokalin në pronësi të tij, “Panorma” në Porto Palermo, për arsye se dhunoi një familje turistësh spanjollë.


    Me këtë masë sigurie të dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, Kokëdhima do të qëndrojë në burg së paku gjatë kryerjes së hetimeve, nën akuzën e “kanosjes”, “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “shkatërrimit të pronës”.

    Kokëdhima, 51 vjeç, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme për dënime alternative. 51-vjeçari rezulton të ketë qenë i proceduar për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtimin pa leje të “Panorma”-s, që u rrafshua javën e kaluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

    Megjithatë, Kokëdhima nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e lartpërmendura. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës dha ndaj tij dënimin me 18 muaj liri me kusht, që u shua si masë nga Gjykata e Apelit, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa në 2017-ën, është proceduar për ndërtim e paligjshëm të restorantit.

    Lidhur me këtë akuzë, Gjykata e Vlorës e dënoi Kokëdhimën me 8 muaj burg, masë që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!