×
  • Lajme
  • Botë

    Scholz përshëndet vendimin e Turqisë për Suedinë në NATO

    Reporteri
    23 Janar 2024 | 23:09

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila e ratifikoi në parlament anëtarësimin e Suedisë në NATO.

    Scholz thotë se ky është një vendim i drejtë, dhe se Suedia forcon aleancën NATO.

    ”Vendimi i sotëm i Parlamentit turk për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO është i rëndësishëm dhe i drejtë. Ajo forcon aleancën tonë. Ne presim që Suedia tani do të jetë në gjendje të anëtarësohet zyrtarisht në Aleancën Atlantike shumë shpejt”, tha ai.

    Parlamenti turk aprovoi të martën kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e sjellë vendin nordik një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake pas 20 muajsh vonesë./Reporteri.net/.

    Parlamenti turk aprovon anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!