×
  • Lajme
  • Rajon

    Pas Beogradit, zjarr i madh edhe në Sarajevë – pamje nga tymi i zi që mbuloi qytetin

    Reporteri
    24 Janar 2024 | 11:50

    Një zjarr i madh ka shpërthyer në tregun Heco në Sarajevë. Qyteti  është mbuluar nga tymi i zi.

    Siç raportojnë mediat në Srajevë, zjarri i madh ende nuk është shuar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse fillimisht dolën informacione se zjarri ishte lokalizuar, ndërkohë filloi sërish të përhapet.

    Zjarri ka përfshirë edhe një hotel aty afër, por sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar.

    Në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve.

    Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e së mërkurës edhe në Beograd, konkretisht në qendrën tregtare kineze që ndodhet në bllokun 70 në Beogradin e Ri.

    Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa tymi dhe flakët e zeza përfshirë qendrën tregtare.

    Kjo qendër tregtare u dogj edhe tre vjet më parë. /Reporteri.net/

    Zjarr i madh në Beograd në orët e mëngjesit, digjet një qendër tregtare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!