Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Beratit pasi përndiqte një vajzë.
I riu me inicialet F. M, banues në Ura Vajgurore u arrestua pasi vajza me inicialet L.T. ka kallëzuar se 26-vjeçari e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.
Mbipopullim e kushte të këqija të ushqimeve, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e burgjeve në Sarandë e Burrel.
Gjatë kontrollit të banesës së të riut me inicialet F.M, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56 me të cilën kërcënonte vajzën.
Policia thotë se ai do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.