×
  • Sport
  • Sport

    Atletico Madridi prezanton blerjen e re, atë e kishte kërkuar me ngulm edhe Barcelona

    Reporteri
    26 Janar 2024 | 23:39

    Atletico Madrid ka kompletuar blerjen e tyre të dytë në afatin dimëror, teksa atyre iu është bashkuar mesfushori Arthur Vermeeren nga ekipi belg Royal Antwerp.

    Reprezentuesi belg kishte impresionuar me paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit me Antwerpin, dhe kjo kishte bërë që 18-vjeçari të tërhiqte interesim nga disa klube anembanë Evropës.

    Barcelona ishte një ndër ekipet më të interesuara për shërbimet e tij, por bisedimet me Antwerpin ngecën në fund të vitit 2023, dhe këtë e kishtë shfrytëzuar më së miri Atletico që arritën një marrëveshje për transferimin e Vermeeren.


    Vermeeren konsiderohet si një blerje shumë e rëndësishme për Diego Simeonen, për t’i dhënë atyre një shtysë të madhe në pjesën e dytë të sezonit.

    Marrëveshja sipas raportimeve të fundit është mbyllur për shumën e 22 milionë eurove plus pesë milionë euro bonuse, varësisht nga performancat e lojtarit.

    Ai do të mbajë numrin 18 në fanellë dhe mund të bëjë debutimin e tij këtë vikend, kur Atletico Madrid do të jetë nikoqire e Valencias në “Civitas Metropolitano”./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!