×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e Lirdona Ademajt

    “Naimi para një viti më ka lutur ta vrasë Liridonën”, publikohet dëshmia e plotë e Kushtrim Kokallës

    Reporteri
    27 Janar 2024 | 19:45

    Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

    Në dëshmitë e publikuara  nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.

    Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos te bëjë asnjëherë.

    “Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

    Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e dorasi i Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

    Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

    Pas vrasjes Kokalla thotë se u takua me Naimin në një hotel në Prishtinë dhe ai i kishte rrëfyer për vrasjen e Liridonës.

    “Në momenti që kemi hy në dhomë, Naimi më është drejtu me fjalët: “Unë e kreva këtë punë”. Unë u shokova dhe i thashë që ma nuk du me ditë asgjë për këtë punë”, ka thënë Kokalla.

    Në dy ditët e fundit janë publikuar edhe dëshmitë e Naim Murselit dhe të Granit Plavës.

    Granit Plava ka thënë se Naim Murseli e ka porositur atë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

    Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë më 1 dhjetor 2023, Plava ka deklaruar se Murseli ia ka ofruar 30 mijë euro për vrasjen e Ademajt.

    Biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pompë të derivateve në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

    Dëshmia e Plavës: Naim Murseli ka qenë në veturë në momentin e vrasjes së Liridonës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!