×
  • Lajme
  • Rajon

    Kush janë deputetët shqiptarë që nuk e votojnë Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni?

    Reporteri
    28 Janar 2024 | 13:27

    Veçmë ka filluar seanca ku do të votohet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, i propozuar nga BDI-ja, pra Talat Xhaferi i cili deri më tani ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit.

    VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit është dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

    E Majata, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti dhe nuk do ta votojë as sot për Kryeministër z.Talat Xhaferi.

    Nga ana tjetër, opozita shqiptare, pra Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

    Arsyet e tyre janë të ndryshme, megjithatë, Talat Xhaferi nuk do e merr besimin e tyre.

    Deputetë të opozitës në parlament, që nuk do e votojnë Talat Xhaferin për kryeministër janë:

    Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!