×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e ish-policit në Shqipëri, flasin dëshmitarët

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 18:50

    Një dëshmitar okular i vrasjes së ish efektivit mbrëmjen e djeshme ka treguar   gjithë skenën si ka ndodhur atentati.


    Ka qenë ora 22:20 e 27 gushtit. Santiago Malko ka qenë duke dalë nga lavazhi kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një benz gri. Brenda në makinë dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar.

    “Autorët kanë hapur xhamin e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të Malkos. Kjo dëshmi është konfirmuar dhe nga policia. Kemi të bëjmë me një vrasje të tipit mafioz dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë të lavazhit. Kamerat janë sekuestruar nga policia” raportoi sot në mëngjes nga vendi ku ndodhi krimi, gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

    Pas të shtënave Santiago humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e kompanisë “Aleat” përballë lavazhit ku doli 26 vjeçari.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy plumba kanë qenë vdekjeprurës, njëri në qafë dhe tjetri në trup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!