Biletat për ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit në Anfield tashmë po shiten për shuma të mëdha pesëshifrore. Çmimet u ngritën në qiell disa orë pasi specialisti gjerman njoftoi synimin e tij për t’u larguar nga Merseysiders në fund të sezonit.
Në xhiron e fundit të Premier League këtë sezon, Liverpool pret Wolverhampton. Ndeshja është më 19 maj dhe ka mundësi që të jetë vendimtare për titullin.
Tashmë në tregun e zi janë shfaqur biletat për takimin. Çmimet janë marramendëse. Dy bileta për tribunën prapa stolit po shiten mbi 24 mijë funte, shkruan The Mirror. Çmimi fillestar ishte 60 funte.
Ndeshja e fundit e Klopp në krye të Liverpool mund të mos jetë saktësisht kundër Wolverhampton. Finalja e Europa League është më 22 maj në Dublin dhe Wembley pret finalen e FA Cup tre ditë më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.