×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikatat dhe punëtorët e KOSTT, protestojnë për pakënaqësitë rreth pagave

    Reporteri
    29 Janar 2024 | 12:39

    Gjatë ditë së sotme punëtorët dhe sindikatat e KOSST-it e kanë nisur ditën me protestë.

    Ata kanë organizuar protestë para objektit të ndërmarrjes.

    Përmes kësaj proteste, ata kanë shprehur pakënaqësitë rreth dallimit në mes të punëtorëve sa i përket rritjes së pagave.

    Ata folën edhe për dallimet e mëdha mes pagës më të ulët dhe më të lartë, duke kërkuar që të ndalohet ky diskriminim.

    Sindikalistët do të vazhdojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, u tha nga organizatorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!