×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari kapet me kokainë, “kamuflohej” me fëmijën 3 vjeç

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 20:24

    Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me kokainë.


    Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte marrë një fëmijë 3-vjeçar për të hequr dyshimet e policisë, ndërkohë që do të takonte një klient për ti shitur drogën.

    Por policia e Venecias mbërriti në vendin e takimit përpara se të bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

    Sapo ka parë policinë, shqiptari ka tentuar të hedhë një celular, por u ndalua menjëherë. Na çantë ai kishte 400 euro dhe disa doza kokaine.

    Më pas policia i kontrolli edhe banesën, ku iu gjetën doza të tjera kokainë dhe 36 euro.
    Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e Venecias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!