Një ministër finlandez ka tentuar ta sulmojë “një mashkull i rrezikshëm dhe agresiv” gjatë një tubimi zgjedhor në qytetin Vantaai jo larg Helsinkit, bën të ditur policia.
Agjencia e lajmeve Reuters bën të ditur se Policia nuk ka bërë të ditur për cilin ministër bëhet fjalë por një fotoreporter i një agjencie lokale ka thënë se është sulmuar ministri i Punëve të Jashtme Timo Soini.
“Sipas informatave të para, një mashkull i rrezikshëm dhe agresiv ka tentuar t’i ofrohet ministrit në tubimin zgjedhor në Vantaai”, thuhet nga Policia.
Në fotografinë që ka publikuar agjencia lokale shihet një mashkull me fanellë të zezë në të cilën gjendet logoja “ushtari i Odinit” që policët e mbajnë të shtrirë për toke.
Kjo organizatë është e njohur për qëndrime të djathta dhe kundër refugjatëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.