×
  • Lajme
  • Botë / Protestë

    Kaos pranë Parlamentit Evropian, protestuesit hedhin vezë e djegin goma

    Reporteri
    01 Shkurt 2024 | 14:48

    Fermerët në Belgjikë vazhdojnë të protestojnë kundër politikës mjedisore të Bashkimit Evropian dhe importit të ushqimeve të lira.

    Fermerët evropianë bllokuan rrugët dhe dogjën goma, ndërsa liderët e BE-së u mblodhën për një samit në kryeqytetin belg, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

    Demonstratat janë të fundit në javët e protestave rreth bllokut kundër rregullimit “të kushtueshëm” dhe importeve më të lira.

    Rreth një mijë shoferë të traktorëve bllokuan rrugët kryesore në Bruksel mëngjesin e së enjtes. Disa hodhën vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian, të tjerë ndezën fishekzjarrë e goma.

    Fermerët po përpiqen të tërheqin vëmendjen e liderëve që kanë mbërritur në Bruksel për samitin e Këshillit Evropian.

    Siguria e Parlamentit ruhet nga oficerë policie të rangut të lartë, të cilët, pas barrierave të ngritura, mbikëqyrin traktorët e parkuar në një vend disa blloqe larg ndërtesës së Parlamentit Evropian.

    Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pas disa javësh bllokada, në seancën e sotme të jashtëzakonshme arritën marrëveshje për ndihmën financiare për Ukrainën. Ndonëse prej kohësh ishte paralajmëruar se Hungaria do të vendoste sërish veton dhe bllokimin e ndihmës prej 50 miliardë eurosh, duket se kjo nuk ka ndodhur./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!