×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Armando Broja, lojtar i ri i Fulhamit

    Reporteri
    02 Shkurt 2024 | 8:26

    Armando Broja është zyrtarisht futbollist i Fulhamit, që arriti marrëveshjen me Chelsean për ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, për shifrën e 4 milionë paundëve.

    Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me londinezët, teksa SuperSport mëson se ai do të mbajë numrin 9 mbi fanellë.

    Ky numër ka qenë i lirë të Fulham dhe tashmë do ta mbajë mbi shpinë Armando Broja, që në fushë do të ketë detyrë të udhëheqë sulmin e klubit londinez.

    Broja kishte oferta të shumta për t’u huazuar për pjesën e mbetur të sezonit, por bashkë me Chelsean, zgjodhën Fulhamin, që ofronte më shumë garanci aktivizimi, aspekt ky mjaft i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, që vjen pas një dëmtimi të rëndë.

    Broja pritet të grumbullohet që për sfidën e të shtunës ndaj Burnleyt në transfertë, megjithatë gjasat janë që debutimi të vijë një javë më vonë, në “Craven Cottage” para tifozerisë së Fulham, në ndeshjen ndaj Bournemouth. /Supersport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!