×
  • Sport
  • Sport

    Akil Gjakova një duel larg të bronztës në Grand Slamin e Parisit

    Reporteri
    03 Shkurt 2024 | 15:15

    Akil Gjakova e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

    Xhudisti kosovar triumfoi ndal moldvait, Adil Osmanov për të avancuar tutje.

    Ai në duel për medaljen e bronztë do të ketë punë me xhudistin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

    Në anën tjetër, Dardan Cena është eliminuar, duke u mposhtur në ndeshjen e parë të repesazhit nga xhudisti nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

    Sot garoi edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, por u ndal qysh në përballjen e saj të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!