Kylian Mbappe duket se është një hap më afër bashkimit me Real Madridin.
Gjigantët spanjollë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të nënshkruar me sulmuesin dhe një sagë transferimi që ka zgjatur me vite më në fund mund të përfundojë.
Sipas “Le Parisien”, Mbappe së shpejti do të njoftojë për vendimin e tij, që të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germaini.
Kësisoj, duke pasë parasysh se kontrata e yllit francez skadon në fund të sezonit, ai mund t’i bashkohet “Los Blancos” si lojtar i lirë.
Kapiteni i Francës ishte afrër ta bënte një lëvizje të tillë në maj të vitit 2022.
Megjithatë, 25-vjeçari ishte bindur që të vazhdonte kontratën e tij më kampionët francezë edhe për dy sezone tjera.
Krerët e klubit nga kryeqyteti francez kishin shpresë se mund të mbanin një lojtar të lindur dhe të rritur në Paris për të udhëhequr projektin e tyre dhe ndjekjen e tyre të zjarrtë për të fituar trofeun e parë në Ligën e Kampionëve, por kjo tani besohet se është e parealizueshme.
Kylian Mbappe ka zgjedhur të kalojë në skuadrën që po e kërkon prej kohësh, në rrugën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe për të fituar “Topin e Artë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.