×
  • Sport
  • Sport

    Super-paraqitja e Zhegrovës ndaj Clermont vlerësohet lartë

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 10:43

    Edon Zhegrova e bëri mbrëmë një tjetër paraqitje mbresëlënëse.

    Ylli kosovar shkëlqeu në fitoren e Lillet ndaj Clermont Foot me rezultat 4:0 duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim në 64 minuta sa luajti.

    E për këtë super-paraqitje, përfaqësuesi kosovar u vlerësua lartë, shkruan Express.

    Më saktësisht, futbollisti ofanziv u vlerësua me notën 8.7 për ndeshjen e fundjavës.

    Ai pati statistika impresionuese në këtë takim, sipas “Sofascore”.

    Zhegrova i ka realizuar në total 8 gola në këtë sezon në të gjitha garat dhe i ka bërë 8 asistime.

    24 vjeçari është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës për momentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!