×
  • Lajme
  • Botë

    Borrell pritet të udhëtojë për në Ukrainë pas vizitës në Poloni

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 23:56
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

    Gjatë vizitës së tij në Poloni më 5 shkurt, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se do të vazhdojë udhëtimin e tij në Ukrainë.

    Sipas Yevropeiska Pravda, ai tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm polka, Radoslaw Sikorski.

    Borrell u tha gazetarëve se ishte “në rrugën e tij për në Kiev” pa dhënë detaje.

    Me sa duket, kryediplomati i BE-së mund të mbërrijë në Ukrainë që nesër, më 6 shkurt.

    Ai gjithashtu theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të furnizimit me municion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!