Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, kaloi me fishkëllima nga opozita.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren me pankarta ku shkruhej “Keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutët të kthejnë mandatet”.
Lista e opozitës pro-evropiane “Serbia kundër dhunës” pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që Qeveria e mohon.
Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” e bënë betimin në sallën e Kuvendit dhe jo në sallë.
Siç thanë ata, nuk kanë dashur të bëjnë betim me njerëz që kanë fituar mandate duke “vjedhur zgjedhjet”.
Para tyre këtë e kanë bërë deputetët e koalicionit të djathtë “Shpresa” e përbërë nga Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS) dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.