×
  • Sport
  • Sport

    Salah drejt largimit? Liverpool ka dy alternativa për të zëvendësuar egjiptianin

    Reporteri
    06 Shkurt 2024 | 12:01

    Me Salah që mund t’i thotë lamtumirë klubit në qershor, te Liverpool kanë nisur të mendojnë për alternativat e mundshme për të zëvendësuar egjiptianin.

    Sipas raportimeve të medieve britanike, dy emrat më të pëlqyer nga “The Reds” janë Ansu Fati, që momentalisht ndodhet në huazim te Brighton, por i cili është në pronësi të Barcelonës.

    Ndërsa emri i dytë është Raphinha, që aktualisht luan për katalanasit.

    Emri i parë duket më i arritshëm, pasi Raphinha momentalisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Barçës dhe klubi “blaugrana” nuk do që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!