Sekretariati i Etikës përjashtoi me 10 ditë nga seancat Gazment Bardhin dhe 20 ditë deputetët Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.
Ky është vendimi i marrë nga sekretariati i etikës mbledhur sot në orën 15:00 lidhur me përplasjet e krijuara seancën e së hënës në Kuvend nga këta deputetë.
Ishte Partia Socialiste që depozitoi një kërkesë për përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetëve të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.
Sipas pretendimeve të mazhorancës, këta deputetë me veprimet e kryera ne seancën plenare të së hënës, nuk lejuan zhvillimin e saj. Ndërkohë sot pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS.
Bashkë me këta 4, shkon në 23 numri i deputetëve të opozitës që përjashtohen nga seancat plenare, pasi më herët një vendim i tillë është marrë edhe për 19 deputetë të PD./Euronews Albania/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.