×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeqyteti

    Asociacioni i Arkitektëve e quan “projekt amatoresk dhe të kundërligjshëm” projektin e Ramës në Prishtinë

    Reporteri
    07 Shkurt 2024 | 20:21

    Asociacioni i Arkitetktëve të Kosovës e ka quajtur projektin “mbikalimi tek pallati i rinisë” projekt amatoresk dhe i kundërligjshëm”, përcjell Reporteri.net.

    Në reagimin e tyre në Facebook, thuhet se projekti nuk ka leje ndërtimore dhe projektuesit duhet të hetohen nën dyshimin për disa vepra penale sepse kanë bë projekt pa konkurs projektimi dhe nuk kanë zbatu PZHK dhe PRRU si dhe as kushtet ndërtimore nuk i ka të lëshuara ndërsa kanë bë metra katrorë për të zhvatur buxhetin e Komunës pasi kanë një kontratë me m2.

    “Duhet të hetohen edhe hartuesit edhe pranuesi i kësaj pune amatoreske dhe të kundërligjshme që synim e ka zhvatjen e parasë publike.

    ▶️Shtyllat janë mbi trupin e hekurudhës

    ▶️Nuk ka leje ndërtimore

    ▶️Ska pasë konkurs projektimi e as debat

    ▶️Nuk është në përputhje me PRRU e PZHK

    ▶️Nuk është sipas kushteve ndërtimore

    ▶️Nuk është projekt profesional e as nuk plotëson kriteret minimale teknike”, thuhet ne reagimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!